Sport Të tjera

Legjenda Federer synon Wimbledonin, heq dorë nga objektivi madhor

Roger Federer disa ditë më parë njoftoi se nuk do të marrë pjesë në Grand Slamin e dytë të vitit Roland Garros që do të zhvillohet në Francë, duke hequr dorë nga turnetë me dhe të kuq, pasi nuk zbriti në fushë as në dy kompeticionet Masters në Monaco dhe Barcelonë.

Zvicerani për herë të parë ka dhënë arsyetimin e tij se përse nuk do të jetë në “French Open” duke marrë thuajse 3 muaj pushim.

“Nuk jam më 25-vjeç, më duhet të kursej energjitë për Wimbledon. E dua më shumë sipërfaqen me bar se sa atë me dhe të kuq, dhe kjo është arsyeja se përse nuk do të jem në “Roland Garros”, tah Federer.

Ndërkohë tenisti nga Baseli konfimroi se do të rikthehet të luajë në turneun e Shtutgartit me datë 11 qershor, natyrisht një kompeticion që zhvillohet në sipërfaqe me bar, po ashtu si “Gerry Weber Open” që do ta mbahet gjithashtu në Gjermani nga data 2 korrik dhe më pas do të jetë pjesë e turneut që dashuron më shumë, në “Grand Slamin” historik të Wimbledon. 36-vjeçari pas fitores në Roterdam në muajin shkurt u shndërrua në tenistin me moshën më të madhe që merrte vendin e parë në renditjen ATP, por në mars këtë pozicion ia ktheu sërish Rafa Nadalit.

“Mbreti Roger” e ka preferuar gjithnjë shumë më shumë sipërfaqen me bar se sa atë me dhe të kuq, ç’ka vërtetohet edhe nga trofetë e fituar, 8 triumfe në Wimbledon, vetëm një sukses në “French Open”.

Related posts

Unai Emery i telefonon personalisht lojtarit të Argjentinës

Isa.Autor

Dedikimi i veçantë/ Reali i thotë lamtumirë Ronaldos në mënyrë spektakolare (VIDEO)

Isa.Autor

HIDHET SHORTI I LIGËS SË KAMPIONËVE/ Mësohet çifiti i parë. Juventus do të ndeshet me…

F.autor

Leave a Comment