Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

DËSHTOI NË AVENTURËN ME KLUBIN BELG/ Ja skuadra e radhës ku do të luajë sulmuesi Durmishaj

U mendua që do të ishte një talent me një të ardhme tëpër të ndritur, por karriera e sulmuesit Fiorin Durmishaj është në pikiatë.

Durmishaj

23-vjeçari me origjinë nga Vlora, refuzoi disa muaj më parë, Kombëtares shqiptare, për atë greke, me shpresën që në të ardhme do të ishte një yll i vërtet. Gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç pritej për Durmishajn, i cili së fundmi dështoi në aventurën me skuadrën belge Beveren.

Durmishaj

Kartoni i sulmuesit është në pronësi të Olimpiakosit, ndërkohë që mediat greke bëjnë me dije, se Durmishaj ka mbyllur para kohe huazimin tek Bevereni, teksa do të rikthehet në kampionatin grek, ku do të huazohet te skuadra e Arisit të Selanikut. Klubet kanë arritur akordin, teksa Durmishaj do të prezantohet ditën e hënë.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Drita drejt historisë, kampionët kosovar 45 minuta larg kualifikimit

Isa.Autor

PLAS TEK FRANCA PËRPARA “EURO 2020″/ Ylli i Chelsea-t përplaset me Mbappe: Nuk më pasoi

Delo.autor

Guardiola NUK SHKON tek Argjentina, por ”nxënësi” i tij është një alternativë

Isa.Autor

Leave a Comment