Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Bournemouth-Arsenal. Rezultati 1-1

Mikel Arteta do të debutojë si trajner i Arsenalit kundër Bournemouth në Premierligë, në një ndeshje mes dy skuadrave në vështirësi të mëdha këtë sezon.

Arteta, i cili javën e kaluar u emërua trajner i klubit për të cilin luajti për disa vjet, shpreson se do jetë në gjendje ta ndryshojë për mirë gjendjen në Arsenal dhe t’ua shpëtojë sezonin “Topçinjve” pikërisht në debutimin e tij në Vitaliy Stadium.

Arsenali e ka fituar vetëm njërën prej pesë ndeshjeve të fundit dhe nëntë pikë larg top katërshes në Premierligë.

As Bournemouth nuk po kalon momente të mira, sepse, ngjashëm si kundërshtari i sotëm, e ka fituar vetëm njërën prej pesë ndeshjeve të fundit dhe për më tepër, ka vetëm katër pikë më shumë se zona e rënies nga liga.

Arteta, i cili vjen si zëvendësues i të shkarkuarit Unai Emery, do të ketë një mal për ta kapërcyer në përpjekje për ta zënë një pozitë në top katërshe, në mënyrë që ta arrijë synimin e klubit për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve.

Trajneri spanjoll i ka bërë tri ndryshime në formacionin e Arsenalit në debutimin e tij, duke iu besuar Mesut Ozilit, Alexandre Lacazette dhe Sokratis.

Granit Xhaka është titullar po ashtu, ndërkohë Shkodran Mustafi ndodhet në bankën rezervë.

 

LIVE/ Bournemouth – Arsenal 1-1

 

 

MINUTA 64/ Arsenal barazon shifrat me golin e shënuar nga Pierre-Emerick Aubameyang.

MINUTA 46/ Nis pjesa e dyt

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 35/ Bournemouth kalon në avantzh me golin e shënuar nga Dan Gosling.

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

BABA PËR HERË TË DYTË/ Lorik Cana poston FOTON e veçantë me vogëlushen e tij Enkelejda duke e ledhatuar

Delo.autor

MEDIA NË TURQI ZBULON DETAJIN: Gruaja e Ernest Muçit nuk do të jetojë në Trabzon, do të largohen në fund sezoni

F.autor

NATA E MADHE/ Finalja e Champions “pushton” Evropën, PSG-Inter premton spektakël

F.autor

Leave a Comment