Futboll Kategoria Superiore Sport

“PËRFUNDON FASADA E TRIBUNËS KRYESORE”/ Partizani zbulon ecurinë e punimeve nga stadiumi i ri (FOTO)

Te Partizani kanë marrë pushimet e fundvitit, por një gjë e tillë nuk mund të thuhet për kompaninë që po ndërton stadiumin e ri të të kuqve.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, 16 herë kampionët e vendit kanë zbuluar se punimet në stadium po vijojnë me intensitet të lartë, teksa shton se aktualisht ka përfunduar veshja e fasadës së tribunës kryesore, instalimet elektrike, hidrosanitare dhe ato të kondicionimit.

“Vijojnë me intensitet punimet në stadiumin e ri të Kampionëve. Aktualisht po përfundon veshja e fasadës së tribunës kryesore. Kanë përfunduar instalimet elektrike, hidrosanitare dhe ato të kondicionimit. Ndërkohë po vishet struktura metalike, e cila mbulon tërësisht tribunën qëndrore.Të gjitha ambjentet funksionale të stadiumit janë konform standarteve të UEFA-s,” shkruan klubi i Partizanit në rrjetin social “Facebook”.

Ky stadium pritet të jetë i gatshëm për sezonin e ri, 2020-2021. Aktualisht, Partizani i luan ndeshjet e tij si vendas në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Related posts

CHELSEA-ARSENAL/ Xhaka lëshon “PREDHËN” në finale, e pabesueshme ku përfundon topi (VIDEO)

Delo.autor

NBA nis play off-in, kampionët e Warriors përballë Spurs në çerekfinale

Sadik.Autor

CHELSEA/ Conte: Nuk do ta harroj kurrë këtë vit

Q.Autor

Leave a Comment