Futboll Premier League Sport

RIKTHEHEN TEK FITORJA/ Kampionët e Anglisë mposhtin Sheffield dhe ngjiten në vendin e tretë

Mançester Siti ka mposhtur me rezultatin 2-0 Shefilld Junajtid, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Premier Ligë.

Ndeshja nisi menjëherë me vendasit në sulm, të cilët kërkonin me ngulm golin e avantazhit, por pa sukses. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të pa prekura, ndërsa e dyta nisi menjëherë me gol.

Ishte Kun Aguero, i cili shndërroi në gol një asist perfekt të marrë nga Kevin De Brojne. de brojne

Ishte pikërisht ky i fundit, që pas një pasimi të marrë nga Mahrez, shënoi një gol shumë të bukur, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit kundërshtar. Me këtë fitore Sitit mbetet në vendin e tretë me 41 pikë, ndërsa Shefilldi renditet në vendin e 8 me 29 pikë.

Related posts

Pakënaqësitë ndaj PSG, Lucas Moura dëshiron transferimin tek Manchester United

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Torino-Milan, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-1

Delo.autor

“SUNING” NË KRIZË EKONOMIKE/ Pronarët e Interit kërkojnë zgjidhje në… Kinë

Delo.autor

Leave a Comment