Futboll Premier League Sport

NUK NDALET “MAKINERIA” E FITOREVE/ Liverpool mposht Wolves dhe vazhdon i qetë drejt titullit

Liverpuli ka mposhtur me rezultatin 1-0 Uolvesin ditën e sotme, duke vazhduar kështu i qetë rrugën drejt titullit kampion.SALAH

Ndeshja nisi mirë për ekipin e drejtuar nga Klop, të cilët kërkonin golin e avantazhit që në fillim, por nuk çanin dot mbrojtjen e Uolvesit. Megjithatë, pas tentativave të shumta, ishte Sadio Mane, i cili pas një asisti perfekt të marrë me gjoks nga Lalana, dërgoi topin në rrjetë në minutën e 42’, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi përsëri me të besuarit e Klop në sulm. Pas disa aksioneve të Liverpulit, miqtë provuan të merrnin kontrollin e ndeshjes, duke krijuar disa raste për shënim, të cilat gjithsesi nuk u finalizuan.

Në fund Liverpuli ia doli të marrë një fitore brenda në shtëpi, teksa tashmë e shikon veten në krye, me 13 pikë diferencë nga ndjekësit e Lestërit, por kujtojmë se ekipi i Klop gjithashtu ka edhe një ndeshje më pak, nëpërmjet së cilës mund ta thellojë akoma më shumë diferencën me ndjekësit.

Related posts

PASI REALIZOI ËNDRRËN/ Uzuni: Ju tregoj bisedën me CRISTIANO RONALDON

Delo.autor

“FILLIMI NË NJË KARRIERË TJETËR”/ Agolli flet si trajner: Ja ku ndryshon Shqipëria aktuale nga ajo e vitit 2016

Delo.autor

E PABESUESHME/ Faulli për Kuqezinjtë” tërbon Manajn, gjyqtari i mohoi penallti pa parë VAR-in (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment