Futboll Kategoria Superiore Sport

SKËNDERBEU NIS GODITJET NË MERKATO/ Korçarët “pikëtojnë” dy futbollistë të Tiranës dhe një të “Demave”, ja emrat

Drejtuesit e Skënderbeu kanë nisur punën për të bërë goditjet e duhura në merkaton e dimrit, në mënyrë që të kënaqnin trajnerin Ilir Daja.eni imami

Korçarë janë duke mbikëqyrur futbollistë, që mund të dalin të lirë nga ekipet ku luajnë aktualisht. Rasti ideal është ai i Dorian Kërçikut, i cili sapo është larguar nga Tirana duke mbyllur bashkëpunimin me bardheblutë.

Për Kërçikun duket se bisedimet janë në rrugën e duhur, por Skënderbeu është duke pritur zhvillimet të reja, për një tjetër mbrojtës të Tiranës. Bëhet fjalë për Eni Imamin, i cili pëlqehet mjaft nga trajneri i Skënderbeut. Korçarët janë duke studiuar me kujdes situatën dhe nëse Imami kërkon të ndryshojë ambient, bardhekuqtë e presin krahë hapur.esin hakaj

Por në rast se kjo tratativë do të dështonte drejtuesit e Skënderbeut janë duke monitoruar një tjetër pistë. Bëhet fjalë për Esin Hakajn e Partizanit, i cili ashtu si Imami, nuk ka pasur shumë minuta gjatë këtij sezoni.

Related posts

Spalletti me pengje nga derbi: Ky Inter tani më jep gëzim

Sadik.Autor

RACIZËM NDAJ FUTBOLLISTIT 11 VJEÇAR NË BRAZIL/ Neymar “thyen rrjetin” me mesazhin inkurajues (VIDEO)

Delo.autor

REFUZOI MILANIN/ Interi përforcon mbrojtjen me Manuel Akanjin: Zgjodha klubin më të madh në Itali, dua Championsin

F.autor

Leave a Comment