Futboll Seria A Sport

CONTE MERR LAJMIN E MIRË/ Rikthehen pas dëmtimit për fazën përgatitore lojtarët…

Antonio Conte e kishte thënë që më herët që Interi i tij duhet të sforcohej shumë deri në Krishtlindje sepse në 2020-ën do të kemi të bëjmë me një tjetër Inter. Në fakt ndryshimi vihet re që në dy ditët të stërvitjes pas pushimeve. Në fushë bashkë me lojtarët që mbyllën 2019-ën janë parë edhe disa fytyra që ishin harruar për ca kohë, si Alexis Sanchez e Nicolo Barella.

Sulmuesi kilian dhe mesfushori i kombëtares italiane kanë lënë pas dëmtimet respektive dhe për të dytën ditë radhazi janë stërvitur bashkë me grupin e futbollistëve. Edhe Stefano Sensi i cili luajti 20 minuta në takimin ndaj Genoas po rigjen formën e tij optimale dhe është stërvitur rregullisht me grupin.

Si Sensi ashtu edhe Sanchez e Barella do të jenë gati për ndeshjen e 6 janarit ndaj Napolit në San Paolo tre lojtarë që shikohen si blerje të reja nga Antonio Conte në pritje të ndonjë dhurate nga merkato. Por nëse aktivizimi i Sensit dhe i Barellës pritet të jetë i menjëhershëm ndaj të kaltërve, kilianit Sanchez do t’i duhet edhe pak kohë për të zbritur rregullisht në fushë, pasi vjen nga një dëmtim i rëndë.

Related posts

Kur Ibra duket shumë ‘i vogël’ (Foto)

Sadik.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Real Madrid i “çmendur” pas yllit të Tottenham, ja sa këkojnë anglezët për ta lënë të lirë

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Disiplina me “dorë të hekurt”, ja dënimi ekstrem për Diego Costas

Delo.autor

Leave a Comment