Futboll

Kamza i kundërvihet Kukësit: Pranoni humbjen siç i ka hije veriorëve, mos u kapni pas arbitrit

Menjëherë pasi klubi i Kukësit e shpalli “non grata” arbitrin e ndeshjes me Kamzën, Enea Jorgjin, ku e akuzonte edhe se ishte blerë nga Kamza, nuk ka vonuar reagimi i klubit kryeqytetas.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, klubi i Kamzës ndihet i ofenduar nga ajo deklaratë e Kukësit. Ata i ftojnë verilindorët, ta pranojnë humbjen siç i ka hije veriorëve, dhe të mos kapet pas arbitrit. Më poshtë, reagimi i plotë.

– Reagim –

Klubi yne pasi u njoh me deklaraten e kundershtarit te sotem, ndihet i ofenduar dhe i perbaltur ndaj nje fitore te merituar!

Lojtaret tane kane sakrifikuar ne fushen e lojes dhe djersen e tyre askush s’mund ta hedhi poshte!
Ne fakt, deklarata e Kukesit duket e nxituar dhe e nxitur nga merzia e humbjes.

Mbase kane qene duke pare ndonje ndeshje tjeter, pa kane bere kete deklarat te turpshme! Mbase ndeshjen Kukesi – Skenderbeu, ku u vendos titulli i fundit, me po te njejtin arbiter!

E kuptojme se Kukesi pa penallti nuk fiton (si ne ndeshjen e pare ndaj nesh ne Kukes), por ja qe rasti i Frasherit eshte pare nga stafi yne mbi 3/4 here me kujdes ne perseritje televizive dhe nuk kemi arritur ta dallojme ka prekje te topit me dore apo jo!
Nderkohe qe stafi i Kukesit qenka i bindur per 11-metersh!
Ftojme ekipin e Kukesit, siç i ka hije verioreve, te pranojne humbjen me burreri, fundja fituesin momental vetem nje ekip kampion di ta respektoj e shtrengoj doren, gje qe sot kampionet e Shqiperise, te fokusuar tek arbitri Jorgji, nuk e bene.

Gjithsesi, skuadra e Kamzes respekton futbollistet e Kukesit ne fushen e blerte dhe nuk i heq asnje merite ne kete humbje ku ata luftuan burrerisht deri ne fund, ndryshe nga drejtuesit e tyre, qe u dorezuan pa kushte, duke u konvertuar ne specialista te movioles!

Pavaresisht akuzave te pa baza, ne vazhdojme te ecim perpara te bashkuar, dhe behemi akoma me te forte kur na provokojne e kerkojne te na perçajne me shashka te tilla si kjo e sotmja!

Related posts

Ronaldo “Fenomeni” bën gati 30 milionë euro për t’u bërë president në Spanjë

Sadik.Autor

NDEZ ËNDRRAT E TIFOZËVE “KUQEZI”/ Maldini: Është një lojtar i nivelit të lartë, duhet ndjekur….

Delo.autor

Lamtumira e Astorit/ Përloten Buffon dhe Chiellini, këto FOTO po bëjnë xhiron e botës

Q.Autor

Leave a Comment