Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ E ardhmja e sulmuesit Asani larg Partizanit, ja klubi turk që tenton ta joshë…

Jasir Asani me shumë gjasa do të largohet nga Partizani. Ylli i “Demave të Kuq”, kërkon të vijojë karrierën jashtë Shqipërisë, teksa “Panorama Sport”, mëson se 26-vjeçari ka marrë një ofertë nga skuadra turke e Keçiorenguçu që tenton të joshë shkupjanin.

Vlen të theksohet se skuadra turke militon në Ligën 1, teksa e mbylli kampionatin në vendin e shtatë. Te skuadra e Keçiorenguçu aktivizohet edhe 2 shqiptarët e Kosovës, Ilir Mustafa dhe Arb Manaj. Për sa i përket Asanit, duke qenë lojtar i lirë, 26-vjeçari ka në dorë të zgjedhë me qetësi klubin e ri.

Sulmuesi realizoi një sezon të kënaqshëm me Partizanin, ku realizoi edhe 9 gola.

Related posts

NJË MREKULLI E VËRTETË/ Minuta e 90-të dhe 3-2! Si ky gol nuk keni parë kurrë (VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME POR E VËRTETË/ Edhe “I MADHI” Ibrahimoviç falimenton

Isa.Autor

“DO BËHEM NJË YLL I VËRTETË”/ Shokon ylli i Juventus: Pas golit i thashë vetes… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment