Futboll Kategoria Superiore Sport

E BUJSHME/ Skuadra turke hedh “grepat” për futbollistin e Partizanit…

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat turke. Bëhet fjalë për futbollistin e Partizanit, Erlad Çinari. Sipas “egedesonsoz.com”, për futbollistin shkodran ka një interesim nga skuadra e Menemenspor, e cila kërkon të sigurojë shërbimet e sulmuesit të kuq.

Kujtojmë që Menemenspor militon në ligën e dytë turke, teksa pjesë e kësaj skuadre është edhe portieri i Kombëtares, Gentjan Selmani.

Cinari

Largimi i Çinarit, do të krijonte boshllëqe në ofensivën e Partizanit, pasi kujtojmë që disa ditë më para, u largua drejt AIK-ut edhe Jasir Asani. Gjithsesi nuk ka asgjë konkrete për sa i përket interesimit të Menemensport për Çinarin. Pritet me mjaft interes se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim.

Related posts

MERKATO E JANARIT/Presidenti i PSG Al-Khelaifi takohet me menaxherin e Isco

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-ASTANA/ Solskjaer me shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Andrés Iniesta nuk e zbulon të ardhmen e tij: Do të shohim

Sadik.Autor

Leave a Comment