Futboll Sport

ZYRTARE/ Skënderbeu shpallet kampion i Kategorisë Superiore për sezonin 2017-2018

Tashmë është zyrtare, Skënderbeu kampion i Kategorisë Superiore. Skuadra e trajnerit Ilir Daja ka siguruar matematikisht fitimin e titullit të 8-të në historinë.

Humbja e kampionëve në fuqi të Kukësit ndaj Teutës me rezultatin 3-2, ka mbyllur përfundimisht çështjen e titullit kampion, dhe e ka çuar në 11-të, diferencën mes vendit të parë dhe atij të dytë, kur ngelen edhe 3 javë nga mbyllja e kampionatit.

Skuadra korçare ka zhvilluar një sezon fantastik ku nuk e ka diskutuar për asnjë moment fitimin e kampionatit, duke treguar superioritet ndaj rivalëve. Ndryshe nga vitet e tjera, kësaj here nuk ka pasur polemika përsa i përket dominimit të Skënderbeut.   Pas këtij triumfi, Skënderbeu kërkon të fitojë edhe Kupën e Shqipërisë, ku do të ndeshjet në finale me Laçin.

Related posts

TIRANA-TEUTA/ Triumfojnë shtyllat dhe spektakëli për një barazim të “bardhë” në “Selman Stërmasi” 

Isa.Autor

E BUJSHME/ POBGA pranë largimit nga Man United, drejt kampionatit më të fortë

Isa.Autor

E BUJSHME/ Një tjetër SUPER stadium, FSHF-ja jep lajmin e madh për “shtëpinë” e re

Isa.Autor

Leave a Comment