Futboll Seria A Sport

KËRKOHET NGA 3 KLUBE TË MËDHA/ Babai i “Xhevahirit” italian vendos për të ardhmen e tij

Babai i futbollistit të Fiorentinës Frederiko Kieza pranon se do të bisedojë me presidentin e klubit “vjollcë” Roko Komiso për të rinovuar kontratën e të birit.

CqUqY4YWIAAYYaE

Enriko Kieza, ish-sulmuesi i Parmës dhe Fiorentinës pranon se dëshiron që i biri të qëndrojë dhe për një vit në Firence.

“Kam biseduar shumë herë me presidentin. Duam më të mirën për Fiorentinën”, shprehet Enriko Kieza.

Futbollisti premtues italian pëlqehet shumë nga Juventusi, Interi dhe PSG-ja, të cilët disa herë kanë tentuar të bindin Fiorentinën të ofrojë lojtarin e tij më të mirë.

1127973900.jpg.0

Nga ana tjetër, “Gazzetta dello Sport” shkruan se Enriko Kieza dhe presidenti i Fiorentinës Roko Komiso pritet të bisedojë këtë muaj ose në shkurt me trajnerin e Fiorentinës Xhuzepe Iakini për të folur për të ardhmen e Federikos. Mësohet se presidenti Komiso pranon të rinovojë kontratën e 22-vjeçarit edhe për një vit. Kontrata e mesfushorit me tipare sulmuese skadon në qershor të 2022.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një krosimi nga Fernandes, Maguire ndëshkon Atalantën (VIDEO)

Delo.autor

“ÇMENDURI” NË INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP/ Harry Kane mposht Juventus me përmbysje spektakolare (VIDEO)

Delo.autor

ANALIZA/ Mbrojtja e Kombëtares jep garanci, por skema 3-5-2 ka një “hile”

Delo.autor

Leave a Comment