Futboll Shqipëri Sport

Ethemi: Me modulin e ri jam më afër portës, ja çfarë duhet të përmirësojë Kukësi

Valon Ethemi po kalon një moment mjaft të mirë në radhët e Kukësit. Në prononcimin për mikrofonin e “Supersport” pas barazimit ndaj Partizanit, 21-vjeçari analizoi ecurinë e skuadrës, teksa nuk e fshehu dëshirën për titullin kampion.

Pse gjithë ky ndryshim dhe kjo rritje? Kush është diferenca e këtyre javëve?

Kanë të bëjnë të gjitha nga pak. Me këtë modul, jam më afër portës. Ma bën më të lehtë. Vazhdojmë të punojmë çdo ditë e më shumë. Dëgjojmë këshillat e profesorit.

Titulli kampion- Fryma është pozitive. Në këtë javët e fundit kemi marrë 3 fitore dhe 1 barazim. Është herët për të folur për objektivat. Nuk jemi vetëm ne dhe Partizani në lojë. Jemi brenda objektivave.

Karriera- Nuk mund të flasim për të ardhmen. Të vazhdojmë të punojmë dhe t’ia lemë fushës dhe kohës.

Bindja për titullin kampion- Besojmë! I kemi cilësitë. Mund t’ia arrijmë. Duhet të më shumë përkushtim. Të përmirësojmë finalizimin, i kemi të gjitha shanset për t’u shpallur kampion.

Related posts

E PABESUESHME NË BUNDESLIGA/ Sulmuesi zhbllokon sfidën ndaj Dortmund me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Neymar tremb tifozët para ndeshjes me Real Madrid

Q.Autor

FINALJA, REJA RIKTHEN SENATORËT/ Balotazh Manaj-Uzuni, ja si pritet rreshtimi i Kombëtares ndaj Kazakistanit

Delo.autor

Leave a Comment