Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja ndeshja Napoli-Inter. Rezultati 1-3

Napoli-Inter është kryendeshja që do të mbyllë siparin e ditës së sotme në Serinë A, Një përballje tepër e fortë mes zikaltërve të Antonio Kontes dhe Napolit të Xhenaro Gatuzos, që këtë sezon ka rezultuar një dështim.

Interi do të synojë fitore për t’u rikthyer në krye të renditjes, pa triumfit të Juventusit, ndërkohë që nga ana tjetër napolitanët e Gatuzos, kërkojnë të rikuperojnë sa më shumë pikë, pas startit aspak pozitiv.

Pavarësisht diferencës prej 18 pikësh në tabelën e renditjes, diferencat në fushën e lojës pritet të jenë tepër të vogla. Të 2 trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat.

Bie në sy aktivizimi nga minuta e parë e Elseid Hysajt në radhët e vendasve, ndërkohë që Sensi dhe Godin ndodhen në stol tek zikaltërit. Trajneri Konte ka preferuar nga minuta e parë Galjardinin dhe Vesinon, ndërkohë që vendin e Godinit në mbrojtje e ka zënë Bastoni.

 

LIVE/ Napoli – Inter 1-3

 

MINUTA 62/ Inter dyfishon sërish shifrat me golin e shënuar nga Lautaro Martinez.

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 39/ Napoli ngushton shifrat me goilin e shënuar nga Arkadiusz Milik.

MINUTA 33/ Inter dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Romelu Lukaku.

MINUTA 14/ Inter kalon në avantazh me golin e shënuar nga Romelu Lukaku.

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

NUK HEQ DORË NGA MORATA/ Xavi: ja çfarë i ka kërkuar sulmuesit të Juventus-it

Delo.autor

ZHANG BLINDON INZANGHI-N/ Por rinovimi nuk është temë aktuale

F.autor

PROBLEME TEK MANCHESTER UNITED/ Nuk po gjen hapësira në ekip, kërkon prishjen e kontratës lojtari…

Delo.autor

Leave a Comment