Futboll Sport

E BUJSHME NGA FRANCA/ Dy gjigantët anglez në “luftë për Cavanin

Mançester Junajtid dhe Çelsi po tentojnë t’i prishin mendjen sulmuesit uruguajan Edinson Kavani që të mos firmosë për Atletiko Madridin.

Pavarësisht, se 32-vjeçari ka arritur akordin me klubin spanjoll, mediat franceze shkruajnë se “Djajtë e Kuq” i kanë kontaktuar Kavanit për të veshur fanelën e tyre sezonin e ardhshëm duke premtuar se do të kualifikohen për në Ligën e Kampioneve, ndërsa Çelsi ka bërë vetëm një kërkesë formale në adresë të PSG-së.

mancester junajtid

celsi

Por, nga ana tjetër, Kavani duket se do të përshpejtojë proçesin e largimit nga Parisi, teksa flitet se pritet të takohet me drejtorin e klubit parizien Leonardo për t’i kërkuar mbylljen e kontratës që në muajin janar në mënyrë që klubi francez të përfitojë një sasi parash nga shitja e tij pasi në qershor atij i skadon kontrata dhe bëhet lojtar i lirë.

Related posts

Fotografia më brilante e Botërorit 2018

Sadik.Autor

“FITUAM NË NJË FUSHË TË VËSHTIRË”/ Flet sulmuesi Manaj: Ndeshje e rëndësishme me Turqinë, mendoj se…

Delo.autor

QARABAG-PARTIZANI/ E pabesueshme çfarë humbet Solomon, ja rasti i artë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment