Futboll Sport

NGA ROMELU LUKAKU TEK MBAPPE/ Ja 20 lojtarët që kanë kaluar vlerën e 100 milionë eurove

Observatori i futbollit CIES ka përfituar nga ndërrimi i viteve për të përditësuar listën me vlerën e futbollistëve, ku natyrisht që më i shtrenjti mbetet sulmuesi i Paris Saint Germain , Kylian Mbappe me një vlerë prej 265.2 milionë eurosh.

Në këtë renditje, janë plot 20 lojtarë, vlera e të cilëve e kalon shifrën e 100 milionë eurove dhe nga këta, vetëm dy janë pjesë e Serisë A, dhe bëhet fjalë për dy sulmuesit e Interit, Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku.

Vlera e argjentinasit është rritur ndjeshëm këtë sezon dhe aktualisht sipas CIES ai vlen 115.7 milionë euro, duke u renditur në vendin e 10, ndërsa Lukaku në vendin e 19 me 100.2 mln euro.

Gardiani me vlerën më të lartë mbetet ai i Liverpoolit Alisson Becker me 77 milionë euro, qendërmbrojtës është Van Dijk me 93 milionë euro dhe mbrojtës krahu Alexander-Arnold me 110.5 milionë euro, ndërsa mesfushor është Maddison me vlerë 112 milionë euro.

Related posts

Roma nis spastrimet/ Mbrojtësi brazilian nxirret në merkato

Isa.Autor

INTER-BENEVENTO/ “Zikaltërit” kërkojnë fitoren, shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PËRFUNDON JAVA E 33-TË NË SUPERIORE/ Ja rezultatet dhe gola e 4 sfidave kryesore

Delo.autor

Leave a Comment