Futboll La Liga Sport

ISHTE SHUMË PRANË KALIMIT TEK MILIAN/ Mbrojtësi Todibo vendos të qendrojë tek Barcelona, ja arsyeja

Zhan Todibo prej kohësh thuhet se është një objektiv i Milanit, madje thuhet se marrëveshja mes palëve ishte shumë afër.

Para pak ditësh kishte një takim mes drejtorit sportiv të Milanit, Frederik Masara dhe drejtuesve të Barcelonës, ku këta të fundit dhanë miratimin për kalimin e mbrojtësit në Itali. Dukej se ishin vetëm detajet e fundit për tu zgjidhur, që ai të kalonte te Milani, megjithatë tashmë lojtari ka ndryshuar mendje.

Sipas asaj që shkruan “calciomercato”, lojtari nuk është i kënaqur me formulën e transferimit e cila është huazim me të drejtë blerje dhe për këtë arsye, nuk e sheh me sy të mirë një kalim te kuqezinjtë dhe dëshiron të qëndrojë te Barça.

Ndërsa sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, lojtari i ka kërkuar Barcelonës që të përfshijë edhe të drejtën e riblerjes nga Milani, diçka që kurrësesi nuk pëlqehet nga këta të fundit.

06_TODIBO_JUGADORS-WEB

Related posts

Barça një hap para Realit në duelin për Neymar-in e vogël

Sadik.Autor

Si nisi krisja e madhe e Ozilit me Gjermaninë për një foto me… “diktatorin”

Isa.Autor

“E FEJUARA NDAN MASKAT FALAS”/ Berat Gjimshiti tregon dramën e COVID-19 në Bergamo (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment