Futboll Sport

SHKËLQEU NË EUROPIAN/ Bajerni hedh sytë tek talenti i Barcelonës

Pedro Gonzales Lopez (Pedri) është emri më i lakuar në këtë merkato verore. Mesfushori i skuadrës së Barcelonës bëri një paraqitje mbresëlënëse me Spanjën në Europian duke u kthyer në një nga objektivat kryesorë të shumë skuadrave të mëdha. Mançester Siti, Juventus dhe së fundmi Bajern kanë shfaqur interes për talentin 18- vjeçar, vlera e të cilit ka shkuar në 80 milion euro.

PEDRI SPANJA
Kampionët e Gjermanisë kanë shfaqur interes për mesfushorin dhe sipas “Sky” palët mund të ulen për të biseduar rreth një transferimi të bujshëm që mund të realizohet në këtë merkato të nxehtë. Edhe pse Nagelsman përjashtoi goditje “big” në merkato, drejtuesit e klubit bavarez kërkojnë t’i bëjnë trajnerit të ri një dhuratë, të cilën ai nuk do ta refuzonte.

Pedri do të ishte perfekt në mesin e fushës dhe se bashku me Kimish dhe Goreckën do të formonte një trekëndësh të frikshëm te kampionët e Gjermanisë.

Bajerni gjithsesi duket se nuk është i gatshëm për të ofruar 80 milion euro për lojtarin dhe mund të përfshijë në tentativë edhe lojtarë si Kingslei Koman, por katalanasit do të preferonin “cash” për lojtarin e tyre duke parë edhe momentin jo të mirë financiar që po kalojnë për shkak të borxheve të shumta.

Related posts

TMERROHET ICARDI/ Konfirmohet marrëdhënia pasionante mes Maradonës dhe Wanda Narës (VIDEO)

Isa.Autor

Momente makthi për Tottenham, Harry Kane del nga fusha i dëmtuar

Q.Autor

“PO FLASIM PËR NJË TRAJNER TË NIVELIT TË LARTË”/ Mesfushori Kroos: Lopetegui pati një moment të ndyrë në…

Delo.autor

Leave a Comment