Futboll La Liga Sport

REKORDI I “GARDIANIT” COURTOIS/ Ja sa gola nuk ka pranuar në 12 ndeshjet e fundit

Thibaut Courtois është nisur për në Superkupën e Spanjës me qëllimin për ta fituar trofeun e tij të dytë si lojtar i Real Madridit, pasi e kishte fituar Kupën e Botës për Klube pasi iu bashkua madrilenëve në verën e viti 2018.

Portieri belg ka qenë në formë të jashtëzakonshme gjatë kohës së fundit, gjë që i ka shuar kritikat dhe fjalët se Real Madridit po i mungon Keylor Navasi në portë, shkruan Marca.

Zinedine Zidane e bëri të qartë mendimin e tij, pas fitores kundër Getafes fundjavën e kaluar, se Courtois është portieri më i mirë në botë, gjë që e mendonte edhe gjatë sezonit të kaluar, kur belgu s’ishte në formën e tij më të mirë.

Vendimi i Zidanet për t’ia lënë pozitën e portierit të parë Courtois e jo Navasit ishte vlerësuar kontrovers në sezonin 2018/19, mirë tani besimi i është shpërblyer me paraqitjet e mrekullueshme të ish-portierit të Chelseat në dy muajt e fundit.

Përshtatja në Santiago Bernabeu nuk ka qenë e lehtë për Courtois, mirë tani ai ndihet se ka mjaftueshëm vetëbesim dhe dëshiron të arrijë suksese të mëdha me ‘Los Blancos’.

Për më tepër, vetëbesimi i 27-vjeçarit ka ndikuar që edhe lojtarët e tjerë të Real Madridit të ndihen më të qetë në fushën e lojës, veçanërisht kur ekipet kundërshtarë sulmojnë dhe arrijnë ta mposhtin vijën e mbrojtjes të Realit.

Pasi arriti ta mbajë portën e paprekur në fitoren me rezultat 3:0 kundër Getafes, Courtois tani s’i ka lejuar kundërshtarët të shënojnë gol në nëntë nga 12 ndeshjet e fundit të Real Madridit, të zhvilluara në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Të vetmet skuadra që kanë arritur ta mposhtin Courtois në 12 ndeshjet e fundit janë Real Sociedadi, Valencia dhe Paris Saint-Germaini. Kjo ecuri zgjatet deri në disfatën e fundit të Real Madridit, të cilën e pësoi më 19 tetor kundër Real Mallorca.

Në repartin e mbrojtjes, Real Madridi ka qenë një ekip plotësisht i ndryshëm këtë sezon dhe kjo ilustrohet me faktin se ata i kanë pranuar vetëm 12 gola në 19 ndeshjet e para të zhvilluara në La Liga – rekordi më i mirë për Los Blancos që nga sezoni 1986/87.

Tani, Courtois është në garë me Jan Oblakun për çmimin për portierin më të mirë në Spanjë. Belgu ka luajtur në 16 ndeshje dhe i ka pranuar vetëm nëntë gola, ndërsa portieri i Atletico Madridit ka luajtur në 19 ndeshje dhe i ka pranuar 12 gola.

Edhe Courtois e edhe Oblaku e kanë të njëjtën mesatare, megjithatë portieri slloven për momentin e kryesor këtë garë për shkak se ka luajtur në më shumë ndeshje. Për ta fituar trofeun, një portier duhet t’i luajë të paktën 28 ndeshje.

Related posts

SFIDA EUROPA LEAGUE NDAJ BARCELONA-S/ Pedri: Kjo është frika jonë, shpresoj që ai të mos jetë në formë

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Lemar nuk bind, Atletico mendon për vëllain e…

Isa.Autor

FTESA E IBRAHIMOVIC NË FESTIVAL/ Shoqata Italiane: Të bojkotojmë Sanremo-n dhe të…

Delo.autor

Leave a Comment