Futboll Seria A Sport

ARRITJE E JASHTËZAKONSHME/ Dhjetë kompeticione të ndryshme, Ronaldo vendos rekordin e “3-ballëshit”

Tre gola të shënuar, një asist për Higuain, ndeshja e pestë radhazi që shënon. Pra, Cristiano Ronaldo e filloi vitin 2020 në mënyrën më të mirë, me një tjetër “hat-trick” në historinë e tij të jashtëzakonshme. Ai kundër Cagliari ishte i 56-ti i karrierës së tij. Dhe arritja më e jashtëzakonshme është se kampioni portugez i ka regjistruar këto “tripoleta” në dhjetë kompeticione të ndryshme.

Që nga Kupa e Botës deri te Kupa e Mbretit, asgjë nuk mungon në këtë listë… Më konkretisht, 34-vjeçari ka shënuar tregolësha në dhjetë kompeticione: Premier League, La Liga, kualifikueset e Botërorit, kualifikueset e Europianit, Kupën e Mbretit, Botërorin e Klubeve, Kupën e Botës, Ligën e Kombeve dhe Ligën e Kampionëve.

Related posts

Ish-futbollisti i Lazio-s: Largimi i De Vrij? Të mos shqetësohen, kanë Igli Taren

Sadik.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Barcelona “u tall” me talentin, kthehet në Austri dhe merr vendim

Delo.autor

U vra për një autogol në Botëror, arrestohet pas 24 vitesh urdhëruesi

Q.Autor

Leave a Comment