Futboll La Liga Sport

SUPERKUPA E SPANJËS/ Mesfusha e Realit mposht Valencian dhe kalojnë në finale

Real Madridi ka fituar 3-1 gjysmëfinalen e Superkupës spanjolle ndaj Valencia-s duke prerë kështu biletën për në finalen e madhe. Ishte një ndeshje mjaft e mirë e Los Blancos, të cilët kanë dominuar nga fillimi deri në fund.

Stadiumi King Abdullaj Sports City në (Jeddah) ishte i mbushur dhe gati për të parë një spektakël të vërtetë, dhe lojtarët nuk kanë zhgënjyer.

Toni Kroos ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 15’ përpara se Isco të dyfishonte me një gol të bukur në të 39’.

Pas pushimit, Luka Modric ka vulosur fitoren me një gol fantastik me të jashtmen në minutën e 65’.

Dani Parejo ka shënuar golin e nderit për Valencia-n në kohën shtesë me penallti teksa Reali kalon në finalen ku do të presë fituesin e Barcelona-Atletico Madrid.

Related posts

E ARDHMJA E NEYMAR/ Presidenti i Santos shuan dilemat

F.autor

ENDE NUK KA SHËNUAR/ RONALDO vijon pushimet me të DASHURËN BOMBASTIKE (FOTO) 

Isa.Autor

NGA BOTËRORI TEK GATTUSO/ Trajneri Lipi: Ky derbi vlen titullin dhe Championsin, Pirlo është si…

Delo.autor

Leave a Comment