Futboll La Liga Sport

SUPERKUPA E SPANJËS/ Barcelona-Atlecio Madrid, të dy ekipet në “luftë” për finalen

Superkupa e Spanjës në formatin e ri me 4 skuadra do të marrë formë mbrëmjen e sotme kur të përcaktohet edhe skuadra e dytë gjysmëfinaliste e këtij kompeticioni. Në Jeddah të Arabisë Saudite në King Abdullah Sports City, Barcelona sfidon Atleticon e Madridit, një përballje emocionuese dhe shumë e bukur për t’u ndjekur.

Blaugranat dhe Los Colchoneros vinë në këtë sfidë nga forma diametralisht të kundërta, Barça në 4 ndeshjet e fundit të La Ligas, ka regjistruar 3 barazime dhe vetëm 1 fitore, ndërkohë që Atletico e Simeones vjen pas 3 fitoresh rresht dhe në javët e fundit është rifutur në garën për titull pasi e ka ngushtuar në vetëm 5 pikë distancën me dy skuadrat kryesuese Barçën dhe Realin.

Janë 4 mungesat e rëndësishme të blaugranave në këtë sfidë pasi lojtarë si Ter Stegen, Arthur, Dembele dhe i sapo rikthyeri Arda Turan janë të dëmtuar, ndërkohë që në kampin bardhekuq, mungesa e madhe është vetëm ajo e Diego Costas. Në fazën e parë në kampionat mes këtyre dy ekipeve u zhvillua një ndeshje vërtet spektakolare në Wanda Metropolitano, një sfidë me raste pafund nga të dy krahët por që u zgjidh vetëm nga një gol në fund i Lionel Messit. Si Barcelona ashtu edhe Atletico Madrid do të bëjnë çmos për të qenë pjesë e finales së madhe të Superkupës së Spanjës mbi të gjitha për të sfiduar Realin e Madridit, rivalin e përjetshëm.

 

Related posts

NË PRAG TË SFIDËS NË CHAMPIONS/ Klopp bën gati strategjinë, ja si Liverpool do të eliminojë bavarezëy

Delo.autor

“I VRAVA SE ISHIN TË LUMTUR”/ Infermieri që i mori jetën arbitrit dhe të fejuarës trondit Italinë

Delo.autor

I SHUMËKËRKUAR NË TREG/ Bellingham zgjedh ekipin e ri

F.autor

Leave a Comment