Futboll Premier League Sport

BATUTAT E TIJ BËJNË BUJË TË MADHE/ Klopp tallet me Moun: Portier ka luajtur në të kaluarën? Shikojeni në Google…

Jyrgen Klop njihet si një nga trajnerët më të suksesshëm në futboll, teksa ia ka dalë ta rikthejë edhe Liverpulin në majat e futbollit.

Gjithashtu tekniku gjerman njihet edhe si një nga trajnerët më gazmorë, teksa me batutat e tij bën bujë të madhe mediatike. Pikërisht batutat nuk kanë munguar as së fundmi, teksa Klop është tallur me Murinjon.

Gjatë një konference për shtyp, trajneri i Liverpulit ka dhuruar “spektakël” gjatë fjalimit të tij, duke thënë se nuk e di çfarë pozicioni ka luajtur Murinjo si futbollist. “ Sinqerisht nuk e di nëse kam qenë futbollist më i mirë se Murinjo. “Mourinjo ka luajtur futboll? Çfarë roli? Portier? Kush nga ju të pranishëm këtu e dinit se ai ka luajtur si portier? Kështu që mos më fajësoni mua që nuk e dija këtë gjë.

Mos më përmendni ndeshje miqësore, e di që ka luajtur portier. Por dua ta di, seriozisht, ka luajtur Mourinjo futboll? Kërkoje pak në Google. Kemi kohë sa të duash, kështu që kërkoje. Çfarë paska luajtur? Mesfushor? Seriozisht? Epo atëherë, më fal Zhoze (qesh).”

Related posts

“SHËROHET” MILANI/ Rikuperohen titullarët, presioni bie mbi Piolin

F.autor

PRITET ZYRTARIZIMI/ Stërvitet prej ditësh me Partizanin, “Demat” ende në dilemë për mbrojtësin italian

Delo.autor

SUPER TALENTI ITALIAN/ Edhe Juventusi në garë, Cagliari e vlerëson 50 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment