Futboll La Liga Sport

VITI I RI ME RREGULLA TË REJA/ Barcelona përgatit “klauzolën anti-Pique”

Me fillimin e vitit të ri, drejtuesit e Barcelonës kanë përgatitur një klauzolë të re për kontratat që do t’u ofrohen futbollistëve që mund të blihen nga janari e në vijim, por edhe në ato që mund të rinovohen me lojtarët aktualë.

Bëhet fjalë për “klauzolën anti-Pique”, sipas të cilës futbollistëve që do të nënshkruajnë me Barcelonën, do t’u duhet t’i dedikohen totalisht futbollit dhe të mos angazhohen me aktivitete të tjera, apo të merren me rrjetet sociale ndërkohë që janë të grumbulluar.

Ky vendim i drejtuesve të Barcelonës vjen për të shmangur rastet që kanë ndodhur në të kaluarën dhe që kanë pasur thuajse gjithmonë protagonist mbrojtësin spanjoll Gerrard Pique, ndaj tani gjithçka do të ndalohet edhe me kontratë.

“I dedikohem 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë tenisit, pasi është projekti i jetës time dhe besoj se jemi në rrugë të mbarë. Kur beson në një projekt dhe je në një klub si i imi, atëherë gjithçka është e mundur”, pati deklaruar më herët Pique, për angazhimin e tij me tenisin, fjalë këto që nuk janë pritur aspak mirë nga drejtuesit e Barcelonës.

Related posts

LIVE/ Kamza-Tirana: Dy raste të pastra shënimi, e pabesueshme çfarë humbasin sulmuesit (VIDEO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Legjenda e Lakers dhe NBA-së firmos me Barcelonën pas 2 vitesh pushim

Delo.autor

Milan-Atalanta/ “Djalli” ka 1 humbje në 5 ndeshjet e fundit kundër “bergamaskëve”

Isa.Autor

Leave a Comment