Futboll Sport

SKENË E “ÇMENDUR” NË POLONI/ Ja momenti kur portieri përgjon gjyqtarin te VAR-i (VIDEO)

VAR-i është kthyer në kryefjalën e futbollit në të gjithë Europën. Vendimet e marra shpeshherë janë kontradiktore, ndërsa tifozët kanë dalë kundër teknologjisë. Ata mendojnë se VAR-i po vret pasionin dhe bukurinë e lojës.

Një skenë e çmendur ka ndodhur në Poloni, në ndeshjen ndërmjet Legia Warsaw dhe Wisla Plock. Portieri Thomas Dahne ka marrë një karton të verdhë qesharak. Ai ka ndjekur pas gjyqtarin kur ky i fundit po shihte ekranin e VAR-it. Gjermani po përgjonte dhe gjyqtari e pa këtë veprim.

Ai u kthye dhe i dha menjëherë karton të verdhë “Gardianit të portë”. Ndeshja u mbyll me fitoren e vendasve me rezultatin 3-1, por veprimi i portierit i Wisla Plock do të mbahet mend gjatë për “përgjimin” e tij.

Related posts

GATI PËR REVOLUCIONIN E MADH/ Ja 5 lojtarët e paprekshëm të Juventusit në verë

Delo.autor

TMERR TEK GALATASARAY/ Sulmuesi Falcao përfundon në spital me fytyrë të masakruar, ja shkaku…

Delo.autor

EURO 2024/ Anglezët përmbysin Holandën në “frymën e fundit”, përballen në finale me Spanjën

F.autor

Leave a Comment