Futboll Seria A Sport

U KTHYE NË “SAN SIRO” SI KUNDËRSHTAR/ Ja çfarë bëjnë tifozët “Zikaltër” për Nainggolan

Interi luan me Kaljarin në shtëpi ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Kupës së Italisë.

Një ndeshje “ishi” kjo për Raxha Naingolan, i cili tashmë luan si i huazuar te Kaljari, ndonëse kartoni i tij zotërohet nga Interi.

Mesfushori belg e ka pasur gjithmonë mbështetjen e tifozëve zikaltër, me të cilët gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyer. Diçka e tillë është parë edhe ditën e sotme, kur Naingolan është rikthyer në “San Siro” si kundërshtar.

Tifozët e Interit kanë nisur të këndojnë në kor për belgun, duke treguar edhe njëherë për dashurinë e tyre ndaj lojtarit, me këtë të fundit që në shenjë falënderimi ka ngritur dorën dhe i ka përshëndetur tifozët.

Related posts

PASI PËSOI NJË SULM NË ZEMËR/ Iker Casillas merr një tronditje tjetër të fortë

Delo.autor

REAGON MBI STADIUMIN E KUKËSIT/ FSHF: Ja pse ndeshja ndaj Dinamos nuk mund të luhet aty…

Delo.autor

Kukësi gjen sulmues në Shkodër, arrihet marrëveshja

Sadik.Autor

Leave a Comment