Futboll Sport

PAK MINUTA DHE KURSIM ENERGJIE/ Ja strategjia e Piolit për sfidën me Specian

Stefano Pioli po mendon për një lëvizje të paprecedentë ndaj Specias. Trajneri duket se synon t’i japë hapësirë 20-vjeçarit, që erdhi nga Volfsburg në verë. Po flasim për Aster Vranks, për të cilin do të ishte hera e parë si titullar, teksa për momentin ai ka luajtur vetëm 37 minuta në 4 paraqitje.

Stefano-Pioli

Surpriza është ajo e rolit, sepse ai mund të angazhohej si fantazist pas shpinës së Origit dhe jo si zëvendësues mes Tonalit apo Benaserit. Teksa De Ketelare do të qëndrojë në stol, Diaz mund të devijohet në krahun e djathtë. Me Leaon gjithmonë i sigurt për të filluar nga e majta.

Në mesfushë për momentin është shumë i konfirmuar dyshja Benaser-Tonali, ndërsa në mbrojtje Gabia duket se ka avantazh ndaj Kjaerit për të mbështetur Tomori. Në të djathtë përsëri Kalulu, nëse Dest nuk jep garanci.

 

 

5+6

PËRDORIM I PAKËT – Milani ka siguruar 1/8-at e Ligës së Kampioneve dhe synon të mos i ndahet Napolin në luftën për titull. Përveç ecurisë, Pioli ka rënë në sy edhe për përdorimin e pakët të blerjeve verore.

35 milionë eurot e shpenzuar kanë bërë që Sharl de Ketelare të zbresë në fushë për 763 minuta nga 1350 të mundshme mes kampionatit dhe Champions-it.

Pas tij vjen Pobega, që te Milani u rikthye pas huazimeve te Specia dhe Torino. 568 minuta në total për mesfushorin, që ndiqet nga Dest me 359.

Dëmtimi e ka mbajtur të padisponueshëm për një kohë të gjatë Origin, i cili sivjet me kuqezinjtë ka qëndruar në fushë për 355 minuta.

Adli, Çao dhe Vranks plotësojnë listën me më pak se 200 minuta së bashku, teksa duhet thënë se asnjëri syresh nuk ishte pjesë e listës së “Djallit” në Europë.

123

Related posts

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Fillon “SHERRI” Cardiff – Nantes për 17 milionë euro

Delo.autor

“NUK KAM FRIKË PËR TË ARDHMEN E KËTIJ SPORTI”/ Presidenti Ceferin: Koronavirusi nuk është apokalips!

Delo.autor

TËRBOHEN TIFOZËT/ Komentatori i njohur OFENDON KEQ INTERIN: Skuadër e…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment