Futboll Seria A Sport

KUPA E ITALISË/ Milan dhuron spektakël ndaj Spal dhe kualifikohen në çerekfinale

Milani ka regjistruar një tjetër rezultat pozitiv pas triumfit ndaj Kaljarit në kampionat. Kuqezinjtë e Piolit, kanë triumfuar ndaj Spalit të Etrit Berishës me rezultatin 3-0 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë. Piontek556

Ndryshe nga sfidat e kampionatit, në këtë përballje, trajneri i Milanit, bëri disa ndryshime, teksa qendra e mbrojtjes iu besua danezit Kjaer, i cili u bashkua para disa ditësh me skuadrën, duke zëvendësuar Kaldarën e larguar te Atalanta.

Kasijeho

Për sa i përket sulmit, ai formohet nga dyshja Rebiç-Pionte. Ka qenë ky i fundit, ai i cili në minutën e 20-të, ka hapur serinë e golave, duke mposhtur portierin Etrit Berisha dhe duke kaluar në avantazh Milanin.

Kuqezinjtë e mbyllën pjesën e dytë në epërsinë e 2 golave, teksa në minutën e 44-t, futbollisti Kasijeho shtangu Berishën, duke e dërguar topin në trekëndësh, falë gjuajtjes së kalibruar.

Në pjesën minutën e 66-të ishte mbrojtësi Teo Hernandez, që falë një depërtimi spektakolar, mposhti për herë të tretë Berishën, duke vulos triumfin. Vlen për t’u theksuar, se pavarësisht, 3 golave të pësuar, gardiani shqiptar, ishte një nga më të mirët për Spalin, duke neutralizuar shumë raste të tjera të rrezikshme.

Related posts

E MUNDI CHELSEA/ Ky është starti më i keq i Arsenalit në 3 dekadat e fundit

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Lecce-Juventus. Rezultati 1-1

Delo.autor

PARALAJMËRON DORTMUNDIN/ Trajneri i Ajax-it: Zëvendësuesi i Haaland kushton shtrenjt

Delo.autor

Leave a Comment