Futboll La Liga

Valverde: Është spektakël ta shohësh Messin duke luajtur, por duhet ta lëmë të marrë frymë

Ernesto Valverde ka thënë se duhet ta lejojnë Lionel Messin të marrë frymë midis pritjeve të mëdha për yllin e Barcelonës.

Messi e ka ndihmuar Barcelonën ta fitojë 1-0 ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit ndaj Valencias në “Camp Nou” të enjten mbrëma, duke asistuar në golin e Luis Suarezit.

Duke folur rreth pesë herë fituesit të Topit të Artë pas ndeshjes, trajneri i Barçës, Ernesto Valverde ka thënë: “Kur Messi luan, të gjithë presin shumë gjëra nga ai. Nganjëherë është e tepërt sepse duhet ta lëmë të marrë frymë paksa”.

Ai më pas ai i ka thurur lavde superyllit argjentinas.

“Është e vërtet se ai është lojtar i shkëlqyeshëm, siç edhe e kemi thënë shumë herë. Është spektakël ta shohësh duke luajtur çdo ditë”, ka shtuar ai.

Related posts

ME FLAMURIN KUQEZI/ Tifozja shqiptare merr gjithë vëmendjen në ndeshjen Bayern-Real. Bukuroshja “pushton” rrjetet sociale

F.autor

“TË ZBAVITEMI NË CHAMPIONS”/ Flet Mauricio Sarri: Conte? Mendoj se ia kanë…

Delo.autor

Napoli arrin marrëveshjen me mesfushorin e talentuar italian të Bologna

Sadik.Autor

Leave a Comment