Futboll Seria A

Inter më në fund gjen fitoren ndaj Bolognas, rikthehet në vendin e tretë

Skuadra e Interit ka shënuar fitoren e parë në nëntë ndeshjet e fundit të Serie A, duke mposhtur në shtëpi Bolognan me rezultat 2:1

Më në fund ka ardhur fitorja e parë pas nëntë ndeshjeve në Serie A për Interin, duke fituar ndaj Bolognas në San Siro.

Skuadra e Spallettit ka arritur që përkohësisht të kalojë krizën e ndeshjeve të fundit, fal dy golave të shënuar nga Eder dhe Karamoh.

Golin e vetë për mysafirët e shënoi ish-sulmuesi i kësaj skuadre, Rodrigo Palacio. Mysafirët ndeshjen e mbyllën më 9 lojtarë, sepse me karton të kuq u ndëshkuan Mbaye dhe Masina.

Pas kësaj fitoreje Inter ndritët në vendin e tretë më 48 pikë, dy më shumë se sa Lazio në vendin e katërt dhe 15 më pak se sa Napoli në vendin e parë.

Related posts

MARADONA DHURON SPEKTAKËL/ Lë intervistën në mes dhe fillon të kërcejë me koret e tifozëve (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Skandali i trukimeve, në skenë del edhe emri i Realit…

Delo.autor

PAMJET/ Lojtarët e Gallatasaraj rrihen mes tyre gjatë ndeshjes dhe njëri merr të kuq… me VAR

Delo.autor

Leave a Comment