Futboll Sport

JO VETËM ICARDI/ Një tjetër yll i Inter-it refuzon rinovimin

Tifozët e Inter-it nuk janë të shqetësuar vetëm për rinovimin e Mauro Icardi-t, por edhe për atë të qendërmbrojtësit Milan Skriniar, i cili është një nga më të mirët e skuadrës së Luciano Spalletti-t.

Sipas “Tuttomercatoweb” nuk është arritur akoma një marrëveshje mes drejtuesve zikaltër dhe futbollistit sllovak. Beppe Marotta mësohet t’i ketë bërë një ofertë 3.2 milionë euro në sezon ish-yllit të Sampdoria-s, i cili kërkon 4 milionë.

Kështu, oferta e zikaltërve është rritur në krahasim me 2.5 milionët e ofruar herën e fundit, por akoma nuk është e mjaftueshme.

 

Related posts

COPPA ITALIA/ I papërmbajtshëm, Bajrami ndëshkon Napoli-n me një tjetër SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Legjenda Pele nuk del dot nga karantina, merr lajmin shokues

Delo.autor

CRYSTAL PALACE-MANCHESTER CITY/ Vendasit ngushtojnë shifrat, shënon Milivojevic

Delo.autor

Leave a Comment