Sport Tennis

NË PRAG “AUSTRALIAN OPEN”/ Federer i dëshpëruar: Kjo gjë do të ndodhë një ditë

Pyetja që të gjithë fansat e tenisit bëjnë është se cili mes Roger Federer, Rafael Nadal e Novak Djokovic do të fitojë më shumë grand slam në karrierë. Kjo renditje aktualisht kryesohet nga Federer me 20 tituj, Nadal ka 19 dhe Djokovic 16 tituj.

Në prag të Australian Open, që nis ditën e hënë, Federer tha: “Kjo është një çështje e rëndësishme për ne të tre. Për mua ishte e rëndësishme dikur të kaloja 14 titujt e Pete Sampras. Karriera ime është ndarë me Rafael e Novak dhe jam krenar. Do t’u lëmë pasardhësve një trashëgimi të madhe”.

“Kush do të fitojë më shumë turne grand slam? Është e qartë që Rafael dhe Novak do të fitojnë më shumë se unë, kjo do të ndodhë një ditë. Janë shumë të fortë dhe kanë më shumë vite karrierë përpara krahasuar me mua. Në 18 muajt e fundit sporti ynë ka patur shumë surpriza, ndaj sot është e vështirë të parashikosh fituesin”, tha Federer.

Related posts

MORATA premton besnikëri ndaj CHELSEA: Çdo gjë është e PËRSOSUR këtu

Isa.Autor

SYNON TË “BLINDOJË” VENDIN E TRETË/ Gattuso paralajmëron Milanin dhe zbulon dëshirën

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Partizani mposht Kastriotin në minutat e fundit

Delo.autor

Leave a Comment