Futboll Seria A Sport

SHËNOI PAS ASISTIT TË DYBALAS/ Ja momenti kur Ronaldo puth në buzë yllin argjentinas (VIDEO)

Juventusi mposhti me rezultatin 2-1 Parmën ditën e djeshme, në një ndeshje që ishte më e vështirë nga sa mendohej për bardhezinjtë.

Protagonisti kryesor në këtë ndeshje, ishte padyshim, Kristiano Ronaldo, i cili realizoi plot dy herë për ekipin e tij, duke i dhënë një fitore të rëndësishme, që e çon +4 nga Interi i vendit të dytë. Megjithatë një episod i ndodhur pas golit të dytë nga portugezi, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Asistin për këtë gol, Ronadlo e mori nga Dibala, me të cilin edhe e festoi golin e shënuar në minutën e 58’. Gjatë festimit, kamerat kanë kapur një moment kur portugezi e puth në buzë Dibalën, ndonëse mund të ketë qenë edhe pa qëllim. Menjëherë kjo ka filluar të bëhet virale në rrjetet sociale, ku të shumtë janë edhe ata që tallen.

Related posts

BELGJIKË-ITALI/ Trajneri Martinez: De Bruyne dhe Hazard? Është një vendim i stafit mjekësor

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ FLAMURTARIT/ Trajneri Gjoka: Nuk patëm fat për të shënuar, më vjen…

Delo.autor

NGA MILAN TEK PARMA/ Renditja në Serie A, nga ekipi më i ri tek më i vjetri

Delo.autor

Leave a Comment