Futboll Premier League

Kane, gati t’i dëgjojë ofertat e Unitedit gjatë verës

Sulmuesi i Tottenhamit Hotspur, Harry Kane është i gatshëm të marrë në konsideratë një ofertë nga Manchester United, sipas burimeve kryesore të Madridit.

Sulmuesi anglez është i preferuari i Real Madridit, por si duket menja e tij është diku tjetër.

Sipas gazetës prestigjioze Marca, sulmuesi anglez po peshon mundësitë nëse do të bashkohet me Manchester Unitedin në verën e këtij viti.

Ai refuzoi një lëvizje në Old Trafford verën e kaluar, pavarësisht se Djajtë e Kuq ishin të etur për të dyfishuar pagën e tij aktuale që e fiton te Tottenhami.

Por tani, me Unitedin të përgatitur për t’i ofruar atij edhe më shumë para, Kane ka gjasa të thyej mendjen dhe të veproj pozitivisht.

Ylli i Anglisë po mendon se a duhet të lëvizë në fund të sezonit – edhe pse e ardhmja e Mauricio Pochettino është çelësi për çdo transferim.

Ndryshe, anglezi i prinë listës së golashënuesve në Ligën Premier deri më tani këtë sezon me 23 gola të shënuara.

Kane gjithashtu është zgjedhur edhe si shënuesi më i mirë në Evropës për vitin që lamë pas, 2017.

Related posts

E BUJSHME/ Ironia e shortit të Champions-it, Barcelona futet mes Liverpool-it

Delo.autor

Monchi thumbon milanezët : Nuk duam të përfundojmë si Milan dhe Inter

Isa.Autor

“UJQËRIT E DËBORËS NË RËNIE TË LIRË”/ Skënderbeu vlen 4 milionë euro më pak se sezonin e kaluar, ja statistikat

Delo.autor

Leave a Comment