Futboll Sport

Skënderbeu i mban të gjithë në ajër, Partizani më i rrezikuari. Ja prapaskenat në pritje të KAS-it

Pasi Komisioni i Apelit në UEFA la në fuqi dënimin e Skënderbeut me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane, klubi korçar ka paraqitur në KAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) kërkesën për pezullimin e efekteve të vendimit, në mënyrë që të marrë pjesë këtë edicion në Ligën e Kampioneve. Klubi korçar njoftoi se ky vendim pritet të merret brenda javës, në një kohë që UEFA do të hedhë shortin për Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës më 19 qershor.

Edhe pse qeveria e futbollit europian njeh për momentin Kukësin (vendi i dytë në kampionat) si pjesëmarrës në Ligën e Kampioneve këtë edicion, gjithçka është në dorë të KAS. Nëse ky i fundit e cilëson të papërshtatshëm për të vendosur pezullimin e efekteve të vendimit të Apelit të UEFA-s, atëherë edhe zyrtarisht konfirmohet që Kukë- si merr pjesë në Ligën e Kampioneve, ndërsa Luftëtari, Laçi dhe Partizani, të renditura në vendet 3, 4 dhe 5 në klasifikimin përfundimtar, përfaqësojnë Shqipërinë në Ligën e Europës.

Mirëpo, nëse KAS pezullon efektet e vendimit të Apelit, atëherë kemi një tjetër variant. Skënderbeu vijon normalisht dhe e nis nga turi i parë i Ligës së Kampioneve, ndërsa Kukësi, Luftëtari dhe Laçi marrin pjesë në Ligën e Europës. Kështu “digjet” vendi i pestë në kampionat, që ishte i Partizanit. Klubi i kuq është njoftuar nga UEFA se duhet të presë për të mësuar përfundimisht nëse do të jetë në Europë ose jo. Ankthi është i madh jo vetëm në Korçë, pasi gjithçka varet nga Skënderbeu.

Nga kjo histori, të vetmet klube që nuk preken, sido që të shkojë situata, janë Luftëtari dhe Laçi, që kanë siguruar pjesëmarrjen në Europë përmes kampionatit. Kështu ka bërë edhe Kukësi si vendi i dytë, por me Skënderbeun pjesëmarrës në Europë, verilindorëve u ikin nga duart mijëra euro. Kë- sisoj, sytë mbeten nga KAS-i, edhe për faktin se luhet e ardhmja e korçarëve, e për më tepër që shumë klube presin që nga Skënderbeu të nisin merkaton, duke i kthyer bardhekuqtë në një “supermarket”.

Është fakt që Kukësi, Partizani, Luftëtari, Flamurtari etj., do të mundohen të përforcohen me lojtarë nga Skënderbeu. Gjithsesi, “beteja” më e madhe për korçarët mbetet vendimi që do të merret nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në lidhje me ankimimin për dënimin me 10 vite.

Related posts

ZHGËNJIMI TOTAL NË EUROPË/ Ultrasit e Inter: Champions nuk është dimensioni ynë, le të mendojmë për…

Delo.autor

Shpëtim Duro: U kërkoj falje tifozëve, Flamurtari do të reagojë shpejt

Q.Autor

VAZHDOJNË POLEMIKAT PËR YLLIN BRAZILIAN/ Bartomeu pyetet për Neymar, ja reagimi i tij

Delo.autor

Leave a Comment