Futboll Sport

E PAZAKONTË NË TURQI/ Portieri ndal dy herë penalltinë, por ndëshkohet me karton të… (VIDEO)

Një episod tepër i veçantë ka ndodhur në Ligën e dytë turke, në ndeshjen mes Usakspor dhe Ergene Velimese.

Këta të fundit fitojnë një penallti në minutën e 90’, me portierin e Uksaspor, Ersin Ajdin, i cili r pret atë. Megjithatë arbitri vendos ta përsërisë atë, për shkak se portieri e kishte kaluar vijën dhe e ndëshkon me karton të verdhë.

Por, nuk përfundon këtu! Portieri e pret edhe gjuajtjen e dytë, por përsëri arbitri vendos përsëritjen e penalltisë, me të njëjtën arsye si më parë dhe e ndëshkon Ajdin me karton të kuq.

Pas largimit të portierit, vendos që në portë të futet mbrojtësi Levent Aktug. Pikërisht ky i fundit bën heroin, teksa e ndal penalltinë e kundërshtarit, duke çuar në festë ekipin e tij.

Related posts

Salah paralajmëron: Kjo do të ndodh në kundër Romës në Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

Prapaskena/ Zbuloni kush nuk e lejoi De Biazin të drejtonte kombëtaren e Italisë…

Sadik.Autor

Kimmich pranë vazhdimit të kontratës me Bayern (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment