Futboll Seria A Sport

NUK NDODHTE QË NGA VITI 1960 TEK JUVENTUS/ Ronaldo është një “PËRBINDËSH”, ja rekordi i radhës

Kur do ta tregojë veten, Cristiano Ronaldo e rrëmben skenën… Dhe, nëse fundi i vitit 2019 kishte shënë sinjale siguruese në këtë drejtim, fillimi i vitit 2020 ka propozuar një CR7 të madh, shumë të madh, të pandalshëm. Numrat e tij janë të “çmendur”. Më i interesuari, Juventusi, buzëqesh dhe i gëzohet yllit të vet portugez. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është bërë lojtari i parë bardhezi, që nga vitit 1960, që shënon 16 gola në 20 ndeshjet e para të kampionatit. Pra, ka arritur rekordin e largët të Omar Sivori.

Nëntori 2019 tani duket si një kujtim i zbehtë. Ronaldo ka shënuar rregullisht për “Zonjën e Vjetër”, duke përcaktuar fitore e pikë tepër të çmuara, çka tregon një aktualitet “hapësinor”. Nga ana tjetër, harta e rrugës nuk gënjen: Cristiano hyn në histori me shtatë ndeshje radhazi në Serie A si golashënues. Lojtari i fundit i Juventusit, që e bënte këtë, ishte David Trezeguet në vitin 2005. Për më tepër, për t’i bërë gjërat më stratosferike, Ronaldo është lojtari i vetëm që ka shënuar të paktën 15 gola sezonalë në njërën nga pesë ligat kryesore europiane që nga sezoni 2006-2007 deri më sot. E thënë thjesht, 14 sezone me radhë (414 gola në total, në këtë periudhë kohore).

Te dera janë dy angazhime të tjera të rëndësishme, me bardhezinjtë që do të sfidojnë Romën në Kupën e Italisë dhe pastaj Napolin në Serie A. Ballafaqime këto, që mund të thonë shumë për sezonin e Juventusit. Pra, CR7 është në ballë të kampionëve italianë. Deri kur do të vijojë të jetë i pandalshëm portugezi? Më së afërmi, verdhekutë dhe napoletanët e kanë në dorë këtë gjë, nëse nuk diktohet gjithçka prej vetë Ronaldos, pavarësisht kundërshtarit e kompeticionit…

Related posts

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Ilkay Gundogan vendos të qendrojë tek Manchester City, rinovon deri…

Delo.autor

PAS FITORES MIQËSORE NDAJ MALIQIT/ Trajneri Shkëmbi: Nuk mund të jemi në maksimalen tonë, por…

Delo.autor

Coutinho: Do të ishte fantastike sikur Neymar të kthehej në Barcelonë

Q.Autor

Leave a Comment