Futboll

Lewandowski nuk di të ndalet, zgjidhet për herë të shtatë radhazi lojtari i vitit në Poloni

Robert Lewandowski është zgjedhur lojtari i vitit 2017 në vendin e tij te lindjes, Poloni.

Sulmuesi polak po kalon në formë të lartë me Bayern Munichun dhe kombëtaren e tij.

Golat e shumta dhe paraqitjet brilante të vazhdueshme kanë bërë që Lewandowski të shpërblehet shpeshherë.

Çmimi i fundit që ka fituar sulmuesi i Bayerit është zgjedhja si lojtari polak më i mirë për vitin 2017.

Lewandowski, golashënuesi më i madh në histori të Polonisë

Kështu, Lewandowski e fiton çmimin si lojtari polak i vitit për herë të shtatë radhazi.

Me zgjedhjet e tij si më i mirë i vendlindjes ka reaguar edhe skuadra e tij gjermane e Bayernit, të cilët i kanë uruar.

“Urime Lewy. Lewandowski është zgjedhur lojtari polak më i mirë i vitit 2017 për herë të shtatë radhazi”, shkruan në njoftimin e Bayernit në Twitter.

Ndryshe, Lewandoski po thyen rekorde të vazhdueshme me kombëtaren polake dhe padyshim se mund të llogaritet si më i miri i historisë së këtij shteti.

Related posts

NDIZET SUPERSFIDA/ Mourinho “trondit” Chelsea: HAZARDIN do ​​ta doja te Man United

Isa.Autor

TËRMETI TRAGJIK/ Futbollisti i Kukësit hap dyert e shtëpisë për personat e prekur (FOTO)

Delo.autor

TRIUMFOJNË NË FUSHËN E KURBINASVE/ “Rilind” Luftëtari, merr trepikëshin jetik për mbijetesë

Delo.autor

Leave a Comment