Futboll Seria A Sport

SHKËMBIMI INTER-ROMA/ Rinisin negociatat, Politano drejt kryeqytetit, Giroud pret…

Matteo Politano do vetëm Romën! Sulmuesi i ka idetë e qarta dhe madje qau teksa u kthye në Milano pasi kishte kaluar vizitat mjekësore me verdhekuqtë dhe pozoi edhe me shallin e ekipit kryeqytetas, aty ku është rritur si lojtar. Interi dhe Roma, pasi u ftohën në sajë të dështimit të shkëmbimit Politano-Spinazzola, kanë rinisur diskutimet në mënyrë që lojtari zikaltër të transferohet te Roma.

Petrachi, drejtori sportiv i Romës, propozon një huazim për 18 muaj me të drejtë blerje 20 mln euro. Shifër që kënaq Interin, që dëshiron deytrim blerje në rast se lojtari luan 10 ndeshje, kështu që në bilancin e këtij viti mund ta shkruajë si shitje.

Roma pranon detyrimin vetëm nëse blerja kryhet për bilancin 2021 dhe jo 2020. Palët janë duke punuar. Ndërkohë, Oliver Giroud pret që të kryhet kjo marrëveshje, që të niset drejt Milanos.

Related posts

E PAZAKONTË NË KOSOVË/ Feronikeli nuk ka mbathje për sfidën ndaj “Kuqezinjve” (FOTO)

Delo.autor

TIRANA-TEUTA/ Tifozët shembin rrethimin duke festuar golin (VIDEO)

F.autor

“KEMI NEVOJË PËR NJË…”/ Belen Rodriguez trazon ujërat: Mami tani është “single” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment