Futboll Ligue 1 Sport

Kevin Trapp beson se puna me Buffon te PSG do të ishte diçka e veçantë

Kevin Trapp mendon se do të ishte “diçka e veçantë” për ta pasur Gianluigi Buffon shok skuadre te PSG. 40-vjeçari përfundoi një lamtumirë emocionale te Juventusi, duke fituar në sezonin përmbyllës si bardhezi titullin kampion në Seria A dhe Kupën e Italisë. Më pas, është përfolur se mund të kalojë te PSG, për të mos e ndërprerë karrierën mbresëlënëse këtu, pavarësisht viteve mbi supe.

Kevin Trapp arriti të sigurojë një vend në kombëtaren e gjermanisë për Kupën e Botës në Rusi, pavarësisht humbjes së vendit të tij si titullar në “Parc des Princes” për Alphonse Areola, por ai nuk do të kishte shqetësime me Buffon, edhe pse italiani ofron një kërcënim të mëtejshëm për perspektivat e tij për aktivizim të rregullt.

“Duhet të them, ka pasur shumë zëra për portierët e ndryshëm, që mund të vinin te PSG, – u tha ai gazetarëve. – Nëse ata të gjithë do të na bashkoheshin neve, tani do të kishim 15 portierë. Për mua nuk përbën problem një portier si Gigi. Sigurisht, ai është një legjendë. Ajo që bëri dy vitet e fundit, në atë moshë, në atë nivel, është e mrekullueshme.

Nëse keni pasur rastin të punoni me një portier të tillë, kjo do të ishte diçka e veçantë. Nëse kjo ndodh, unë nuk e di, por do të ishte interesante të stërvitesha bashkë me një portier të tillë”.

Related posts

PSG e di se Neymar po planifikon largimin, në Madrid të bindur për…

Sadik.Autor

Arsenali befason Chelsean, gati oferta për David Luiz

Q.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Dinamo me mendjen te merkato, projektohen tre afrime në muajin janar

Delo.autor

Leave a Comment