Futboll Premier League Sport

RIKTHEHET ÇËSHTJA POGBA/ Raiola kërkon takim urgjent me Manchester United

Paul Pogba është përsëri lajm kryesor në Angli, pasi agjenti i tij, Mino Raiola, ka folur për mundësinë e largimit nga Manchester United gjatë verës. Italo-holandezi ka qenë i qartë, duke pranuar se pritshmëritë e lojtarit në klub nuk po përmbushen, kështu që palët duhet të takohen për të vendosur të ardhmen e tyre.

Të gjithë e dinë që ambicia e të dy palëve nuk po përmbushet vitet e fundit, le të jemi të sinqertë. Kështu që duhet të shohim, të vendosim gjatë verës, nëse Pogba është ende në planet e Manchester United dhe nëse Manchester United është ende në planet e Paul, – tha Raiola në një intervistë për “SkySports”.

– Ndonjëherë është më mirë të dëgjosh sesa të flasësh. Unë dua që lojtarët e mi të jenë të lumtur, ashtu si klubet e tyre me ta. Nëse njëra nga palët nuk është e lumtur, atëherë duhet të kërkojmë zgjidhje”. Pra, pas disa muajsh, mund të vijë momenti që Pogba të përshëndetet me “Old Trafford”.

Related posts

PAS 12 MINUTASH LOJË/ Gol shqiptar në Belgjikë, Zvicra gjen avantazhin (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Unai Emery zgjedh një kampion bote si KAPITEN të ARSENALIT

Isa.Autor

“MBRETI MANAJ”/ “Tripleta” e tij me Barçën është historike! (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment