Basketball Sport

NBA/ Atlanta përmbys Clippers, Houston rikthehet te fitorja ndaj Denver (VIDEO)

Lakers rikthehen te fitorja, duke mundur 100-92 Neë York jashtë fushe, ndeshje e vendosur në pjesën e dytë në favor të ekipit kalifornian. Dyshja Davis-James realizoi 49 pikë së bashku, duke qenë vendimtare në këtë sukses. Humbet skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Clippers, që u mund 102-95 nga Atlanta, duke lëshuar edhe vendin e dytë në Perëndim. edhe pse Clippers e dominuan ndeshjen (Harrell 30 pikë), duke u shkëputur deri në 21 pikë, nuk arritën të fitojnë. Për Atlanta u dallua Collins, autor i 33 pikëve dhe 16 rebound.

Pas 4 humbjesh rikthehet te fitorja skuadra e Houston, që mundi 121-105 Denver, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Perëndim. Skuadra teksane e dominoi gjatë gjithë kohës ndeshjen dhe e meritoi fitoren, ku u dalluan Westbrook me 28 pikë e Harden me 27. Për Denver shkëlqeu Jokic, me një “triple double” (19 pikë, 12 rebound e 10 asist), por që mbetën për statistikë. Fitore të lehtë arriti skuadra kampione e Toronto, që mundi 107-95 Philadelphia (VanVleet 22 pikë), ndërsa Utah Jazz mposhti 129-96 Golden State (Mitchell 23 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Detroit – Sacramento, 127-106

Orlando – Oklahoma, 114-120

Toronto – Philadelphia, 107-95

Atlanta – Clippers, 102-95

Boston – Memphis, 119-95

Miami – Washington, 134-129

New York – Lakers, 92-100

Chicago – Minnesota, 117-100

Houston – Denver, 121-105

Phoenix – Indiana, 87-112

New Orleans – San Antonio, 117-121

Golden State – Utah Jazz, 96-129

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Tirana-Crvena Zvezda. Rezultati 0-1

Delo.autor

Edinson Cavani duket i vendosur, ja kush është destinacioni i ri i sulmuesit…

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Këta janë tre finalistët për LOJTARIN më të mirë sipas FIFA-s, MESSI…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment