Futboll Premier League Sport

THEU REKORDIN NEGATIV/ Solskjaer ka besimin e drejtuesve të Man Unitedit, s’do të shkarkohet

Manchester Unitedi nuk planifikon ta shkarkojë Ole Gunnar Solskjaerin nga posti i trajnerit, përkundër që norvegjezi ka arritur ta thyejë rekordin e klubit për më së paku pikë të grumbulluara pas 24 xhirove në Premierligë në 30 vjetët e fundit. Hierarkia e klubit nuk është as duke e shqyrtuar mundësinë që të bëjë ndryshim në karrigen e trajnerit, as pas disfatës së katërt të Manchester Unitedit në 2020-tën, raporton Sky Sports.

Bordi dhe lojtarët e klubit mbeten plotësisht në përkrahje të Solskjaerit dhe tashmë drejtuesit kanë filluar të flasin për rindërtimin e skuadrës – projekt ky për të cilin janë të vetëdijshëm se s’mund të kompletohet brenda natës. Manchester Unitedi radhitet në pozitën e pestë në tabelën e Premierligës, me 30 pikë më pak sesa lideri Liverpooli, mirëpo klubi është plotësisht në anën e Solskjaerit. Pasi e pësoi disfatën e tij të 12-të si trajner permanent i Manchester Unitedit, norvegjezi mori përgjegjësi për rezultatin dhe e konfirmoi se klubi dëshiron ta përforcojë skuadrën me lojtarë të rinj, në mënyrë që të hiqet presioni nga lojtarët aktual të skuadrës që janë lodhur.

Që kur 46-vjeçari u emërua trajner permanent, në mars të vitit 2019, në vend në Jose Mourinhos të shkarkuar, ai i ka fituar 19 ndeshje, i ka barazuar 11 dhe i ka humbur 15 në të gjitha garat. Manchester Unitedi gjithashtu i ka humbur 18 pikë në 12 ndeshjet e fundit dhe i ka 11 pikë më pak sesa që i pati pas 24 ndeshjeve të zhvilluara në Premierligë sezonin e kaluar.

Related posts

ZBULOHET FORMACIONI NDAJ FRANCËS/ Edy Reja ribën mesfushën, ja si do të rreshtohen “kuqezitë”

Delo.autor

DORËZOHET BARCELONA/ Mesi largohet në fund të sezonit. Ja te cila skuadër do vazhdojë karrierën

Delo.autor

E FUNDIT/ Kukësi nuk humbet kohë, zyrtarizon Bruno Telushin

Delo.autor

Leave a Comment