Futboll Shqipëri Sport

PAS FITORES NDAJ PARTIZANIT/ Trajneri Ahmetaj: Të vazhdojmë të ecim me atë ecuri që…

Pas takimit të vlefshëm për Kupën e Shqipërisë, ka folur trajneri i Luftëtarit Julian Ahmataj. Gjirokastritët kanë befasuar Partizanin duke e mundur me rezultatin 1-2

“Asgjë nuk zgjidhet në ndeshjen e parë. Duhet të luajmë futboll dhe të vazhdojmë të ecim me atë ecuri që kemi bërë gjatë kësaj periudhe. Partizani na vuri në vështirësu dhe patëm mundësira për ta ndëshkuar dhe me gol tjetër.

Patët vështirë në finalizim?

“Lojtarë të veçantë kanë ardhur vonë në janar. Nuk kanë kondicion për të përballuar 90 minuta.”

Ishte mendim i juaj për t’i kursyer disa lojtarë?

“Kemi një grup lojtarësh që duhet t’i japim besim dhe të shprehehen në fushë. Kemi grup prej 16-17 lojtarësh që i kemi të të njëjtit nivel. Ishte koha për rotacion.”

Do të zgjidhnit mbijetesë të sigurt, apo Kupën?

“Nuk mund t’i jap përgjigje kësaj pyetje. Duhet t’i përgjigjen në nivel më të lartë. Unë punoj për të stërvitur skuadrën.”

Vuajtët pak me Xhekson…

“Është lojtar inteligjent. Në momente të caktuara lodhja bën të vetën, ka raste kur neglizhon, por jo se nuk i ka aftësite për ta bërë mbrojtjen. Jam munduar ta dubloj sepse Asani bëhej i rrezikshëm 1 kundër 1.”

Këtë herë u solli fat edhe Elbasani, qyteti i lindjes…

“Nuk është mbyllur çështja e Kupës, por në Kupë nuk mbyllet çdo gjë në një ndeshje. Kemi marr rezultat që na favorizon, por vetëm kaq. Mund të dështosh një ndeshje dhe dështoi kompedicioni”

Do të jetë motivim më shumë që Luftëtari nuk ka luajtur asnjëherë në gjysmëfinale?

“Lojtarët duhen ushqyer sikur është ndeshja e fundit. Mund të vij një dëmtim, për çdo sfidë, për çdo ndeshje.”

Related posts

LUIS SUAREZ MASHTROI PËR PROVIMIN E GJUHËS ITALIANE/ Sarri: Provimin e kërkoi Juvja

Delo.autor

Operohet Edgar Çani, zbulohet periudha e rikthimit në fushat e blerta

Q.Autor

MOURINHO FAL KUMBULLËN/ I beson në shtesë, Roma kalon Cagliari me përmbysje

Delo.autor

Leave a Comment