Sport Tennis

TENIS/ Fitojnë Nadal e Barty, “numrat 1” tregojnë forcën në “Australian Open”

Është mbyllur sot raundi i tretë i grand slam të Australian Open në tenis, në të dyja kategoritë.

Te meshkujt, spikat fitorja e spanjollit Rafael Nadal, që mundi me lehtësi 3-0 (6-1, 6-2, 6-4) patriotin e ij Pablo Carreno Busta. Ndeshje e dominuar nga Nadal, numri 1 në botë, që avancon më tej. Në raundin e katërt shkon edhe zvicerani Stanislas Wawrinka, që përfitoi nga tërheqja e rivalit të tij, amerikanit John Isner në setin e dytë, i dëmtuar. Më tej kualifikohen edhe austriaku Dominic Thiem, gjermani Alexander Zverev, australiani Nick Kyrgios dhe rusi Daniil Medvedev.

Te femrat, tenistja spanjolle Garbine Muguruza, ish-numri 1 në botë, mundi 2-0 (6-1, 6-2) ukrainasen Elina Svitolina, duke u kualifikuar në raundin e katërt. Nuk zhgënjen as tenistja vendase, numri 1 në botë, Ashleigh Barty, që mundi 2-0 (6-3, 6-2) kazaken Elena Rybakina. Fiton edhe Angelique Kerber, një tjetër ish-numër 1 në botë, që mundi 2-1 italianen Camilla Giorgi, ndërsa tenistja rumune Simona Halep mundi 2-0 Yulia Putinseva.

Telesport

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Laçi. Rezultati 0-1

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Chelsea gati 80 milionë euro për yllin e Serisë A…

Delo.autor

SALAH NDAN MENDJEN PËR TË ARDDHMEN/ Sulmuesi i komunikon vendimin Liverpoolit

F.autor

Leave a Comment