Futboll Kategoria Superiore Sport

KUKËSI-PARTIZANI/ “Verilindorët” i plotë përballë “Demave”, ja si ndryshojnë formacionet e ekipeve

Kukësi vjen i plotë në përballjen e sotme me Partizanin dhe për këtë arsye, trajneri Shpëtim Duro ka alternativa të shumta. Te verilindorët nuk ka lojtarë të dëmtuar apo të pezulluar, kështu që trajneri Duro pritet të zgjedhë formacionin më të mirë të mundshëm, ku pa dyshim do të jetë një skuadër me theks sulmues, por edhe e kujdesshme në prapavijë.

Kukesi-Partizani 0-0

Krejt e kundërta është në kampin e kuq, ku mungesa e katër titullarëve bën që trajneri Adolfo Sormani të bëjë eksperimente. Gjithsesi, trajneri italian nuk ka paraqitur justifikim para ndeshjes, por ka pohuar se planet i ka bërë me lojtarët e gatshëm dhe pret që t’ia dalë me ata ndaj Kukësit.

Gjatë këtyre seancave, trajneri Sormani ka provuar disa rreshtime në mesfushë. Me shumë mundësi, Trashi do të spostohet para në mesfushë dhe Hakaj pritet si mbrojtës i majtë.

Romero pritet për krah Trashit, por për të plotësuar këtë sektor ka provuar të gjitha alternativat që ka në dispozicion, si Ferati, Kodra, Kote. Risia pritet të jetë sulmuesi Brajan Braun, i cili mund të luajë si mesfushor krahu.

Related posts

“SHPËRTHEN” PËR KALENDARIN/ Ancelotti: Kjo që po ndodh është çmenduri

Delo.autor

Kaos te Sporting, 50 huliganë rrahin lojtarët dhe stafin në qendrën stërvitore

Sadik.Autor

Mbyllet pjesa e parë/ Roma në avantazh ndaj Inter, por shihni statistikat e ndeshjes

Q.Autor

Leave a Comment