Futboll Premier League Sport

TRIUMFOJNË NDAJ FULHAM/ Kampionët e Anglisë vendosin rekorde dhe dëfrehen në Kupë

Manchester City ka kaluar pa probleme në raundin e 1/8-ave të FA Cup, pas triumfit 4-0 ndaj Fulham ditën e sotme në “Etihad Stadium”. Ndeshje rekordesh për të besuarit e Guardiolës që shndërrohen në ekipin e parë që shënon 100 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon.

Ky është sezoni i shtatë radhazi që City e bën diçka të tillë, pra kap kuotën e 100 golave, duke barazuar rekordin e Manchester United, që në kohën e Sir Alex Ferguson arrinte të shënonte të paktën 100 gola për shtatë sezone radhazi.

Për t’u përqendruar te sfida ndaj Fulham, që nuk është se pati shumë histori, pasi në vetëm gjashtë minuta lojë miqtë u ndëshkuan me karton të kuq. Ream shkaktoi faull  në zonë ndaj Gabriel Jesus dhe duke qenë lojtari i fundit u ndëshkua me karton të kuq.

Gundogan u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe shënoi, ndërsa në minutën e 19-të Bernardo Silva dyfishoi shifrat. Për të thelluar rezultatin mendoi Gabriel Jesus, i cili shënoi në minutat 72 dhe 75, duke çuar rezultatin në 4-0.

Related posts

“MILAN ARGËTUES, MORA PËRGJIGJET E DUHURA”/ Pioli: Ibrahimovic të falenderojë shokët, për Kjaer shpresoj që…

Delo.autor

E BUJSHME/ Jo vetëm PSG dhe Barcelona, titullari i Milanit në “radarët” e Realit të Madridit

Delo.autor

“E DOMINUAM KAZAKISTANIN, POR S’KEMI LIDERA”/ Trajneri Mema: Në futboll ndodh dhe paparashikueshmëria

Delo.autor

Leave a Comment