Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA-LUFTËTARI/ Trajneri Egbo synon vazhdimësinë e fitoreve radhazi (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të luhet në “Selman Stërmasi” sfida mes Tiranës dhe Luftëtarit e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore. Bardheblutë e Emanuel Egbo, vijnë në këtë përballje pas triumfit në sekondat e fundit ndaj Bylisit, ndërkohë që gjirokastritët arritën një barazim tepër të rëndësishëm ndaj kryesuesve të Kukësit.

Kryeqytetasit aktualisht ndodhen në vendin e 2-të me 31 pikë në 18 ndeshje. Vlen për t’u theksuar se në drejtimin e Egbosë, Tirana ka siguruar 4 fitore radhazi. Ndërkohë në krahun tjetër bluzinjtë e Çoçllit, renditen në vendin e parafundit me 12 pikë në 18  ndeshje. Për sa i përket përballjeve me njëra-tjetrën, në 5 sfidat e fundit mes Tiranës dhe Luftëtarit, 3 herë kanë fituar bardheblutë ndërkohë që 2 sfida janë mbyllur në barazim.

FORMACIONET ZYRTARE: 

TIRANA: Lika, Doka, Osmani, Muça, Hoxhallari, Batha, Celhaka, Kobina, Kale, Muçi, Ngo. Trajner: Emanuel Egbo

LUFTËTARI: Qyrani, Dragashi, , Isufi, Kukaj, Demo, Dushkaj, Açka, Qato, Lika,  Çela, Oshafi. Trajner: Nikolin Çoçlli

Related posts

Kylian Mbappe merr trofeun e parë personal në karrierë

Isa.Autor

BOTËRORI 2022/ Pas një asist nga Henderson, Kane ndëshkon me kokë Shqipërinë (VIDEO)

Delo.autor

DAJAK DHE TELEFON I VJEDHUR/ Si Andrea Pirlo e tërbonte Rino Gattuson

F.autor

Leave a Comment