Albanian Stars Futboll La Liga

Nuk luajti kundër Realit dhe Valencias. Sadiku tregon arsyen pse s’po debuton me Levanten

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, u transferua gjatë meraktos së verës tek ekipi i Levantes në Spanjë.

Por, Sadiku nuk është aktivizuar në asnjë ndeshje me klubin e ri.

Në një prononcim për “konica.al”, Sadiku ka zbuluar se është i dëmtuar në gju dhe do të qëndrojë rreth dy javë jashtë fushave.

“Kam një dëmtim në gju prej më shumë se një jave. Mjekët më thanë që të qëndroja pushim dy javë, sepse mund ta përkeqësoja.

Natyrisht do doja të isha për të dhënë kontributin tim, qoftë edhe nga stoli, por disa gjëra nuk varen nga dëshira ime. Pres momentin tim për të dhënë potencialin që zotëroj. Ka edhe shumë ndeshje përpara dhe me siguri që do të më jepet mundësia të tregoj vlerat”, u shpreh Sadiku.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Asnjë “ish” në fushë, 15 lojtarë luajnë për herë të parë në sfidën Tirana-Partizani

Delo.autor

TRONDITET MILAN/ Humb mesfushorin për katër muaj

Isa.Autor

Chelsea dhe klubet kundër të cilave Messi nuk ka shënuar gol asnjëherë

Q.Autor

Leave a Comment